Lagjia Nr. 4, Rruga Mitat Hoxha, Prane Portit
T. +(35) 5852 26057
F. +(35) 5852 25117
Ionian Seaways
Lagjia Nr. 4, Rruga Mitat Hoxha Prane Portit
T. +(35) 5852 26712
Sipas historianit dhe arkeologuttë mirënjohur shqiptar z. Neritan Ceka (Ministër i Brendshëm 1997-1998), ky qytet mori emrin nga babai i Princit të Trojës “Anchises”. (Saranda – klikoni për imazhin e plotë). Emri i mëpasshëm Agjio Saranda, sipas godhënës vjen nga epoka e krishterë, kur në shekullin e 15-të, 40 murgj, u vranë nga ushtarët otomanë sepse nuk pranuan të ndryshonin fenë e tyre. Popullata dhe kisha i shpallën ata si shenjtorë. Origjina e emrit Agjio Saranda vjen nga dy fjalë greke. Agjio që do të thotë shenjtor dhe saranda, që është numri dyzet në greqisht. Në ditët tona qyteti quhet thjesht Sarandë. Qyteti ka një popullsi prej 30.000 banorësh. Ky numër trefishohet gjatë kohës së verës, sepse qyteti i Sarandës është shumë i mirë organizuar. Banorët e të gjithë Shqipërisë dhe Kosovës preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në këtë qytet, i cili shtrihet pranë Detit Jon. Duhet të përmendim se sa i përket fesë, shqiptarët janë 60% myslimanë, 30% ortodoksë dhe 10% katolikë. Klima e Sarandës është e butë mesdhetare dhe me diell gjatë pjesës më të madhe të vitit. Ekonomia e qytetit të Sarandës bazohet kryesisht në produktet e saj bujqësore nga fusha e Vurgut dhe Vrinës, si edhe në kultivimin e midhjeve në liqenin e kripur të Butrintit .
Peshkimi është një tjetër burim i zhvillimit ekonomik dhe së fundmi turizmi, i cili po rritet ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme gjatë nëntë viteve të fundit. Qyteti i Sarandës është ndërtuar në stilin amfiteatër me tre rrugë paralele. Katër seri shkallë-shkallë të çojnë nga maja e kodrës së qytetit poshtë në shëtitore. Pas, rënies së diktaturës komuniste në vitin 1990, ky qytet u rindërtua në një stil modern. Hotele moderne, me hotelin me 5 yje “Butrinti” në krye, bare, restorante dhe kafene si dhe shëtitore me palma. Zbukurimet me trëndafila dhe pemë dekorative buzë Detit Jon, i japin Sarandës pamjen e një qyteti kozmopolit. Për këtë arsye, Saranda është destinacioni më turistik i të gjithë Shqipërisë. Brenda qytetit gjen një kombinim të ndërtesave të reja të larta, tavernave të vjetra, kafeneve dhe shtëpive të ndërtuara në stilin tradicional me gur, madje edhe me kulmet e sipërme me pllaka të guri. Shqiptarët dhe grekët veriperëndimorë janë ndër gurgdhendësit më të mirë në botë.
Shqiptarët i përkasin racës indogjermanike. Gjurmët të jetës njerëzore datojnë nga epoka paleolitike, 35.000 para Krishtit. Banorët e parë të zonës së Sarandës ishin nga raca Tirrino-Pelasgjiane. Raca pasardhëse e Tirrino-Pellazgëve ishin ilirët dhe e pellazgëve ishin Epirotët dhe Maqedonasit. Gjurmë të një qytetërimi të zhvilluar datojnë në epokën Neolitike, 3000-1200 para Krishtit. Legjenda thotë se, banorët e lashtë të zonës së Sarandës ishin pasardhës të heroit të lashtë grek Akilit. Mbreti i Epirit Pirro Neoptolemus, biri i Akilit, më i madhi i “Dinastisë së Aeidonit”, i cila zgjati për 1000 vjet, pas rënies së Trojës, mbajti robinë Andromakën (të venë e princit të kurorës së Trojës, Hektorit). Nga lidhja e lindën katër djem. Njëri prej tyre, që e qujatën Molos, u bë drejtuesi i fisit të molosëve.
Historia e Sarandës dhe Butrintit
Nëna e Aleksandrit të Madh, Olimpia ishte një pasardhëse e Molosëve. Pas vdekjes së mbretit Pirro, Andromka u martua me princin e Trojës, (vëllain e Hektorit), i cili u mbajt gjithashtu si rob nga mbreti i Epirit dhe ndërtoi një qytet të Trojës, në miniaturë, duke i dhënë atij emrin Butrint. (Saranda – klikoni për imazhin e plotë) Rrënojat e qytetit të lashtë të Butrintit ndodhen 26 km larg qytetit të Sarandës, shumë afër kufirit me Greqinë kontinentale, përballë brigjeve lindore të ngushticës së Korfuzit, në një park natyror prej 20 km2, i rrethuar nga kanali i zgjeruar Vivari, që lidh liqenin e kripur të Butrintit me Detin Jon.
Sipas një prej legjendave të shumta për këtë qytet, në shekullin e 12-të para Krishtit, Helenusi, biri i mbretit Priamus të Trojës, pas rënies së patriarkës së tij, lundroi në perëndim për të krijuar një vendbanim të ri. Në udhëtimin e tij ai u ndal në ishullin e Korfuzit dhe vendosi të flijonte një dem për Perëndinë Apollo të Olimpit, i cili ishte një nga gjashtë mbrojtësit e Perëndisë të Trojës. Gjatë ceremonisë së flijimit, demi i plagosur rëndë nga goditja me thikë e Helenusit, arriti të arratisej dhe notoi deri në brigjet e Epirit kontinental, ku edhe ngordhi nga hemoragjia. Helenisi, i cili e ndoqi demin me anijen e tij e kosideroi këtë si një ogur të mirë të Apolonit dhe vendosi në nder të tij, të ndertonte një qytet miniaturë të Trojës, duke i dhënë atij emrin Voutrotos, që në greqishten e lashtë do të thotë “dem i plagosur “. (Vous = dem; throtos = i plagosur). Sipas z. Neritan Ceka, Butrinti ishte një qytet i begatë me një port, një teatër dhe një faltore kushtuar Perëndisë së shëndetit, Asclepius. Në kohën e Aleksandrit të Madh dy shekuj më vonë, romakët e kthyen atë një bazë furnizimi për fushatat e tyre ballkanike. Në vitin 49-48 para Krishtit, Butrinti shërbeu si bazë për ushtrinë e Cezarit, në luftën kundër ushtrisë së Pompeut në Apolloni dhe Dyrrachium (Durrësi), (bazuar në librat e z. Neritan Ceka, djalit të Hasan Cekës, i cili konsiderohet si “babai i arkeologjisë shqiptare”). Butrinti përbën një harmoni unike të katër qytetërimeve, të katër qyteteve antike ato të periudhës heleniste, periudhës romake, periudhës bizantine dhe periudhës veneciane, ndërtuar njëra mbi tjetrën dhe pranë tjetrës në vendin akoma të pazbuluar të “shqipeve”, në gjuhën e origjinës Shqipërisë.
25 km larg qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Muzinë, ndërtuar me traditën impresionuese të gurit, në një pyll me lajthi, arra, qershi, pisha dhe bredha, 177 metra mbi nivelin e detit, 18 burime dalin nga thellësia e tokës, duke krijuar bukurinë e rrallë natyrës, të famshmin “Syri i Kaltër”, i cili përbën një fenomen gjeologjik krejtësisht të veçantë.
Për shkak të formës ovale që krijon uji që buron nga thellësia e tokës, më një ngjyrë blu të thellë në qendër, që vjen duke u hapur rreth saj, krijon pamjen e një syri njerëzor. Askush nuk e di thellësinë e kësaj mrekullie të natyrës. Zhytës të ndryshëm që kanë tentuar të arrijnë në shtratin e burimit të ujit, për shkak të presionit të ujit, nuk kanë mundur të zhyten me thellë se 45 metra. Syri i kaltër sjell 6 metra kub ujë në sekondë dhe temperatura ujit është 13 gradë Celsius. Vizitorët që provojnë të hedhin një gur në qendër të burimit të habitshëm konstatojnë se pas një farë kohe ai del sërish në sipërfaqe. Ky fenomen gjeologjik ka origjinë tektonike. Uji i që furnizon Syrin e kaltër, besohet se filtrohet nga lugina e Drinos. Ujërat e këtyre 18 burimeve furnizojnë me ujë kanalin artificial të Bistricës, 25 km i gjatë, i ndërtuar në vitin 1958, për të përfunduar më pas në Detin Jon.
Në zonën e “Syrit të Kaltër”, një natyrë krejtësisht e virgjër e pasur dhe shumëllojtë, gjenden kafshë të egra si, dhelpra, zogj të egër, zvarranikë dhe kunadhe. “Syri i kaltër” është thesari i vogël i Shqipërisë. Vizitorët në udhëtimin njëditor mund të pushojnë në një peizazh tërësisht paqësor. Pranë një ujëvare piktoreske përballë burimit të “Syri i Kaltër”, ndodhet një restorant tradicional, i ndërtuar me dru dhe gurë, ku ju mund të shijoni një gotë të pijes tradicionale shqiptare, të quajtur “Raki”.